Veriu i Kosovës, Bogdanoviç diskuton me shefin e UNMIK

I ashtëquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç është takuar të sot pasdite me ushtruesin e detyrës së shefit të UNMIK-ut, Farid Zarif, me të cilin prapa dyerve të mbyllura ka diskutuar për situatën në veri të Kosovës.
Zarif ka qenë koordinator i misionit të Kombeve të Bashkuara në Bagdad në vitet `90-të, shef i personelit të shtabit të misionit të Kombeve të Bashkuara për ndihmë në Irak, kurse më vonë zëvendës shef i misionit të KB-ve në Sudan.
Bogdanoviç dje e ka vlerësuar “të papranueshme” që KFOR-i, nën presionet e caktuara po përpiqet të mbyllë rrugët alternative, të cilat i kanë hapur serbët në veri për t`u lidhur me Serbinë. Ai ka theksuar se Serbia është e gatshme që të bashkëpunojë me KFOR-in, por megjithatë nuk mund të pranojë mbylljen e rrugëve alternative.