E Shtunë, 31 Tetor 2026

I pandalshmi Messi dhe fitorja e Barcës

Me rezultat prej 5-0, Barcelona ka fituar përballë Atletico Madridit në një përballje ku dominoi në tërësi skuadra blaugrane, ndërsa shkëlqeu "magjistari" Lionel Messi.

David Villa e pranoi një pasim të gjatë e preciz të mjeshtrit të mesfushës, Xavi Hernandez, për ta hapur njërin nga takimet kryesore të kësaj jave në La Liga (9’).

Miranda u bëri shërbim vendasve në minutën e 15-të duke shënuar në portën e vet për rezultatin 2-0.

Me lëvizjet e tija magjike, Lionel Messi e trefishoi epërsinë e katalunasve (26’), të cilët e fituan ndeshjen që në gjysmën e parë.

Në pjesën tjetër të takimit, mysafirët u munduan ta neutralizonin lojën e ekipit vendas me qëllimin që të mos pranonin më shumë gola.

Mirëpo, është vështirë të ndalet futbollisti më i mirë në botë në dy vitet e fundit, Leo Messi, i cili gjeti një hapësirë për ta futur topin në rrjet (78’), ndërsa ky ishte goli i katërt për Blaugranët.

Argjentinasi iu përgjigj Cristiano Ronaldos në minutat shtesë (90’+1) duke kompletuar het-trikun nga loja e hapur.

Ky triumf ia siguron Barcelonës vendin e dytë në tabelë (me pikë të barabarta me Sevillan në vend të tretë) me një pikë më pak se lideri Betis dhe një më shumë se rivali Real Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›