E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërprerjet e marrëdhënieve, Irani kritika Kanadasë

Irani ka kritikuar Kanadanë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike.
 

Një zëdhënës i Ministrisë së jashtme të Iranit ka akuzuar Kanadanë se është “nën ndikimin e regjimit sionist”, që nënkupton Izraelin.
 

Ky zëdhënës ka paralajmëruar përgjigje të njëjtë ndaj vendimit të Kanadasë për mbylljen e Ambasadës së saj në Teheran dhe për dëbimin e diplomatëve iranianë nga Otava.
 

Kanadaja tha se ky veprim është ndërmarrë për të protestuar kundër regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, dhe për shkak të refuzimit të Iranit për të respektuar rezolutat e OKB-së për programin atomik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›