Afganistan, sulm në ministrinë e mbrojtjes, dy të vdekur

Nga një sulm brenda ministrisë së mbrojtjes së Afganistanit, janë vrarë të paktën dy persona dhe janë plagosur 7 të tjerë, ka njoftuar ushtria.
Zëdhënësi ushtarak, Zaher Azimi, deklaroi se një person i veshur me uniformë ushtarake ka hapur zjarr kundër ushtarëve brenda ministrisë.
Por, disa raporte të tjera, thonë se një sulmues vetëvrasës ka aktivizuar eksplozivin në trupin e tij.
Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talebanët. Ata thonë se sulmi ishte kryer nga persona të armatosur dhe nga sulmues vetëvrasës me bomba.
Një zëdhënës i talibanëve tha se sulmi ishte planifikuar të koncidoj me vizitën e ministrit të mbrojtjes së Francës, pasi kryengritësit besonin se ai po takohej me zyrtarë brenda ministrisë.
Zyrtarët e Francës kanë thënë se ministri Zherar Longet, nuk ishte brenda ministrisë në kohën e sulmit.