E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, sulm në vendin e masakrës

Një grup militantësh në Afganistan kanë kryer një sulm me armë zjarri ndaj një delegacioni qeveritar që po vizitonte vendin ku ushtari amerikan vrau 16 civilë.

Dy nga vëllezërit e presidentit Hamid Karzai dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë janë pjesë e delegacionit që është ndalur në Panxhuai, në provincën e Kanaharit.

Forcat afgane të sigurisë i janë përgjigjur zjarrit, por për momentin nuk dihet nëse nga luftimet ka pasur viktima.

Sipas mediave, vendi ku ka ndodhur sulmi është një zonë ku guerrilasit talebanë janë të pranishëm dhe veprojnë me kapacitete të plota.

Ndërkohë, të martën në mëngjes, rreth 600 studentë morën pjesë në një tubim në qytetin lindor të Xhalalabadit, duke dënuar sulmin dhe duke bërtitur “Vdekje Amerikës! Vdekje Obamës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›