E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 6 maj

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka shpallur 6 majin si datën kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në këtë shtet. Ndërkohë pritet që edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiç Dejanoviç, të shpallë sot datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
 

Me shpalljet e sotme, pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht, nëse Serbia synon të mbajë zgjedhjet lokale edhe në territorin e Kosovës, një synim ky për të cilin autoritetet ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë e kanë kundërshtuar ashpër.
 

Mbajtja e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë shihet si përpjekje për sforcimin e strukturave paralele serbe, për zhbërjen e të cilave autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›