E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov:Në Maqedoni s`ka vend për përleshje etnike

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov është shprehur i shqetësuar për incidentet e dhunshme ndëretnike të shfaqura ditëve të fundit në këtë vend.  Ai sot u bëri thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie, të mos lejojnë të jenë të provokuar dhe të shtrijnë dorën e miqësisë.

Sipas tij, të gjithë ata që i shërbejnë dhunës duke e vendosur kështu në pikëpyetje bashkëjetesën do të dënohen konform ligjeve në fuqi.

"Në shoqërinë tonë më nuk ka vend për nxitje të përleshjeve etnike dhe jo tolerancë. Të gjithë ne me dhimbje e kujtojmë shijen e hidhur të konflikteve që na ndodhën para më shumë se një dekade. Së bashku e tejkaluam këtë, kthyem faqe të re, projektuam një fillim të ri", tha presidenti Ivanov në fjalimin e solemnitetit me rastin e nënshkrimit të Memorandumin për bashkëpunim për implementimin e projektit "Sporti si faktor për tolerancë, unitet dhe respekt".

Presidenti i Maqedonisë vlerëson se edhe pse qytetarët, janë të vetëdijshëm se ardhmëria jonë dhe ardhmëria e fëmijëve tanë është në bashkëjetesën edhe në respektimin e ndërsjellë, për fat të keq, këto ditë vazhdojnë përpjekjet të provokohet jotolerancë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›