E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kacin: Serbia të heqë strukturat paralele

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, në seancën plenare të parlamentit mbi konkluzionet e Këshillit të Ministrave edhe njëherë ka përshëndetur vendimin për dhënien e kandidaturës për Serbinë.

Megjithatë, ai ka thënë se është e rëndësishme që Beogradi të mbajë një qasje konstruktive ndaj Kosovës tani dhe gjatë fushatës parazgjedhore.

“Duhet të fillojë me heqjen e kujdesshme të të ashtuquajturave strukturave paralele në veri të Kosovës, në mënyrë që EULEX-i dhe KFOR-i të mund të zbatojnë mandatin e tyre plotësisht”, ka thënë europarlamentari Kacin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›