E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, republikanët votojnë në Misisipi dhe Alabama

Sondazhet para fillimit të votimeve tregojnë se gara është e fortë mes tre kandidatëve. Fitorja e Mit Romnit, i cili aktualisht udhëheq garën në mesin e Republikanëve do të ishte një hap vendimtar drejt qëllimit final.

Në anën tjetër, Newt Gingrich, është sforcuar shumë pasi nëse humbet do të shtohen kërkesat për dorëheqjen e tij nga gara presidenciale.

Santorum ndërkohë shpreson të anojë Gingrichin nga gara dhe ta kthejë fushatën në një garë kokë më kokë me Romnin.

Sondazhet e fundit tregojnë se Romni udhëheq në Alabama me 31 %. Ndërsa Gingrich dhe Santorum rënditen , i dyti dhe i treti me nga 30 %.

Në Misisipi sipas Sondazheve udhëheq Gingrich me 33%, i ndjekur nga Romni me 31% dhe nga Santorum me 27%.

Kandidati i katërt republican, Ron Paul, i cili nuk ka qenë shumë aktiv në fushatën e tij në këto dy shtete renditej tepër më poshtë se tre kandidatët e tjerë.

Alabama dhe Misisipi së bashku kanë 90 delegatë për në konventën e partisë Republikanë, e cila do të mbahet në muajin gusht dhe që do të përcaktojë edhe personin që do të përballet me Obamën. Vlen të përmendet se përveçse ne Alabama dhe Misisipi, shtete tepër të rëndësishme, sot votohet edhe në Hawai dhe në Samoat amerikane.

Nga zgjedhjet e deri më tanishme, garën në mesin e republikanëve e udhëheq Romni pasi ka arritur të sigurojë 454 delegatë, pas tij është Santorum me 217, Gingrich me 107 dhe në fund Ron Paul me 47. Për t’u bërë kandidat zyrtar i republikanëve, kryesuesit të garës i duhen plot 1444 delegatë.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-03-13 14:07
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›