Afganistan, sulm vetëvrasës me bombë në një stacion policor në Kandahar
Një sulm vetërasës me bombë ka ndodhur të hënën në Afganistan nëpërmjet një mini-furgoni, i cili shpërtheu përballë dyerve të një qendre policore.
Pas shpërthimit dy persona të armatosur kanë hyrë në qendrën policore duke plagosur 3 policë. Ndërkohë bëhet e ditur se personat që ndërmorën sulmin janë vrarë. Kandahari ka pasur një rritje të madhe të sulmeve gjatë kohëve të fundit, pas projekteve të SHBA-së për të kontrolluar qytetin më të madh në jug dhe krahinat përreth saj. Vendlindja e talebanëve, Kandahari do të jetë në qendër të një ofensive të ardhshme ushtarake të kryesuar nga SHBA-ja për të shkatërruar grupet militante. Pjesa më e madhe e 30.000 trupave amerikane luftarake shtesë që do të nisen Afganistan nëpërmjet urdhërit të presidentit Barack Obama vitin e kaluar pritet të vendosen në Kandahar. Trupat ushtarake janë pjesë e fushatës së verës për të çrrënjosur Talebanët nga atdheu i tyre shpirtërore. Talebanët kishin njoftuar nga 20 maji një ofensive kundër qeverisë, forcave të huaja dhe diplomatëve në Afganistan, si përgjigje të planeve të NATO-s për një operacion kundër kalasë jugore të grupit të Kandaharit.