E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksikë/Zbulohen 70 kufoma, mund të jenë vrarë nga bandat e drogës


Policia meksikane ka zbuluar kufomat më shumë se 70 personave, në brendësi të një miniere të braktisur dhe dyshohet se të tilla vende përdoren nga grupet dhe bandat e drogës për të fshehur apo për të groposur trupat e vitkimave të tyre. Lajmi është bërë i ditur nga kryeprokurori i përgjithshëm i shtetit. 20 trupat e parë, ku përfshihet edhe kufoma e drejtorit të një burgu të zonës, mësohet se janë vendosur rreth një javë më pare në një thellësi prej 150 metrash në minierën Concha në Taxco, një qytet në perëndim të Meksikës. Që nga dita e shtunë, 77 trupa janë nxjerrë nga miniera e braktisur e argjendit,që sipas zyrtarëve, shërben si pikë groposjeje për viktimat e luftës së ashpër dhe vdekjeprurëse, për shkak të drogës. Prokurori i përgjithshëm Albertico Guinto për shtetin jugor Guerrero tha se kerkimi për trupat pëprfundoi të shtunën në darkë. Ai tha se varri masiv mund të jetë më i madhi ndonjëherë i zbuluar në Meksikë. Autoritetet e zbuluan këtë vend, në fund të muajit maj, ndërsa miniera ndodhet në afërsi të Taxco-s, një vend turistik që i përket kohës koloniale i famshëm për bixhuteritë e argjenda. Me sa duket, trupat janë hedhur për një periudhë të gjatë kohore në një galeri ajrimi në afersi të hyrjes. Shumica e viktimave pritet të identifikohen. Shteti Guerrero është përfshirë kohët e fundit nga dhuna mes grupeve rivale të drogës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›