E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri, Riker: Të zgjidhet sa më shpejt



Shpresoj se Maqedonia dhe Greqia do të gjejnë një zgjidhje për kontestin me emrin në një kohë të shpejtë, deklaroi në fillimjavë, ambasadori i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Filip Riker. "Qëllimet tona, shpresat dhe kufijtë, lidhur me Maqedoninë janë shumë qarta. Që para fillimit të vitit, disa herë e kam thënë këtë dhe vlerësoj se qëndrimi ynë është i njohur, e këtë e vërtetoi edhe sekretari shtetëror i SHBA-ve, Filip Gordon gjatë vizitës së tij në Maqedoni -tha Riker ndërsa shtoi se qëllimi i SHBA-së, është që zgjidhja për kontestin e emrit të gjendet në një kohë të shpejtë" . Riker vlerëson se zgjidhja është e mundshme, duke shtuar se, nuk duhet të krijohet diçka më tepër sesa problemi që tashmë ekziston. Diplomati amerikan ka theksuar se me zgjidhjen e këtij kontesti, ardhmëria e të dy vendeve do të jetë shumë më e mire.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›