SHBA/ Shpërthen një pus gazi në Teksas,vdesin 3 persona
Një pus për nxjerrjen e gazit natyral ka shpërthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke shkaktuar të paktën 3 persona të vdekur. Shpërthimi ka ndodhur në Teksas ku sipas mediave amerikane të cilat citojnë disa dëshmitarë shpërthimi i ndodhur në kontenë Xhonson ka zgjatur përreth 10 minuta, duke bërë që të dridhet dhe toka.
Veç 3 viktimave 10 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Kompania përgjegjëse po përpiqet të mbyllë rrjedhjen e gazit për t'i hapur rrugë ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe të forcave të tjera të emergjencës.
Ende nuk janë zbardhur shkaqet e shpërthimit, por autoritetet dyshojnë se ai ka ardhur si pasojë e presionit të lartë në të cilin ndodhej gazi.