SHBA-të publikojnë video të Osama Bin Ladenit

Në njërën video Bin Laden tregohet duke lexuar një tekst ndërsa në tjetrën jepet duke shikuar lajmet që publikohen në televizion për të.
Korrespondentja e Al-Xhaziras nga Pentagoni, Rosiland Jordan, theksoi se videoklipet iu treguan gazetarëve, por zëri ishte hequr nga video-ja.
“Ne pamë një video të Osama Bin Ladenit ku ai po shikonte veten e tij në lajmet e Al-Xhaziras”, theksoi ajo.
Ndërsa gazetari investigativ, Uayne Madsen, theksoi se ishte e vështirë të konfirmohej se në video ishte Bin Laden, pasi disa prej tyre ishin jo të qarta. “Do të ngihen shumë më tepër pyetje pas publikimit të këtyre videove, ngase ka pasur video dhe imazhe në të kaluarën të cilat mendoheshin të ishin të Bin Ladenit por më vonë dolën se ishin falso”, theksoi Madsen.
Në një video tjetër, Bin Laden shfaqet me mjekër të lyer dhe të shkurtuar pak. Videoja e cila u publikua nga zyrtarët amerikanë pa zë, ishte titulluar “Mesazh për popullin amerikan”, dhe besohet të jetë gjiruar vitin e kaluar, theksoi një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane. Të gjitha videot ishin pa zë dhe pa datë xhirimi.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-05-08 12:15