Afganistan, sulmi i NATO-s vret gra dhe fëmijë

Sulmi i NATO-s në Afganistan
Zyrtarët në Afganistan, ashtu si edhe banorët, thonë se, disa njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën nga një sulm ajror i NATO-s, që ka ndodhur këtë mëngjes në lindje të vendit.
NATO-ja ka thënë se, nuk ka raporte që flasin për viktima civile.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA tha se, të vrarët përfshijnë një të moshuar dhe 17 të afërm të tij, të cilët festonin një martesë.
Fotografi i AP-së ka thënë se, ka parë trupa të pajetë të pesë grave, shtatë fëmijëve dhe gjashtë burrave.
Sulmi ka ndodhur në qarkun Paraki Barak të provincës Logar. / DPA/
Përgatiti: E.L