Prag lufte mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, tetë ushtarë të vrarë

Hillari Klinton

Konflikti
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka shfaqur shqetësim lidhur me vijimin e përplasjeve mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Duke folur nga Baku, Klinton tha se vendet mund të shkojnë në një konflikt që mund të jetë me pasoja të rënda.
Pesë ushtarë azerbajxhanas dhe tre ushtarë armenë janë vrarë vetëm javën e fundit. Armenia akuzon trupat e Azerbajxhanit se po përpiqen të sulmojnë territorin për të cilin të dy vendet kanë pretendime të kundërta,
* * *
Sekretarja Amerikane e shtetit, Hilari Klinton, ka paralajmëruar një konflikt të mundshëm në Kaukaz duke marrë shkak nga konflikti në kufirin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Duke folur nga Armenia, Klinton tha se përplasja në kufi mund të çojë në një konflikt.
Dy ish-republikat sovjetike u përfshinë në një luftë të përgjakshme lidhue me pretendimet për rajonin e Nagorno-Karabakh në vitet 1990.
Armëpushimi zyrtar tashmë duket si mjaft i brishtë.
Jam shumë e shqetësuar për këto incidente dhe u kam bërë thirrje të gjitha partive, aktorëve që të frenojnë përdorimin e kërcënimeve të forcës, tha ajo nga Yerevani.
Ky rajon është i varur nga ndihmat e SHBA-ve dhe Uashingtoni ka shumë ndikim tek këto vende.
Konflikti Armeni-Azerbajxhan shkaktoi të paktën 30 mijë viktima deri në shpalljen e armëpushimit në vitin 1994. Që prej atëherë të dy vendet kanë raportuar shkelje sporadike të armëpushimit.
Tre ushtarë armenë u vranë nga një përleshje në kufijtë e dy vendeve në ditët e fundit. Nuk dihet nëse ka ndonjë viktimë nga ana e Azerbajxhanit.
Kohët e fundit të dy vendet janë fokusuar tek industria e armëve dhe kanë refuzuar kompromisin.
Teknikisht të dy vendet janë ende në luftë. Azerbajxhani kërcënon vazhdimisht se do të ndërhyjë për të rimarrë territorin e saj, Nagorno Karabakh me anë të ndërhyrjes ushtarake. /F.S/