Afganistan, talebanët qëllojnë për vdekje 4 ushtarë francezë
09-06-2012 / Gazeta 55
Katër ushtarë të NATO-s janë vrarë të shtunën gjatë një sulmi të kryengritësve në pjesën lindore të Afganistanit. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi të aleancës në Kabul, ndërsa dyshohet se të vrarët të jenë nga kontigjenti francez. Zyrtarët afganë thanë për u kanë thënë reporterëve se vrasjet kanë ndodhur në provincën Kapisa, që kryesisht patrullohet nga kontigjenti francez, nën udhëheqjen e NATO-s. Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Muxhahid, e ka marrë përgjegjësinë për sulm nëpërmjet një e-mail duke thënë se një sulmues vetëvrasës me bombë i ka sulmuar trupat në provincën Kapisa.
...