Telemedicina do te vendoset ne pese spitale
Ne fund te muajit shtator nje grup mjekesh nga spitalet ne rrethe do te trajnohen prane Universitetit te Arizones ne SHBA. Faza e pare e projektit te Telemedicines pritet te perfundoje ne fillim te muajit dhjetor. Per realizimin e tij do te instalohen aparatura ne qendren spitalore universitare Nene Tereza Tirane Spitalin Rajonal Durres Korce Vlore Berat dhe Kukes. Fushat ne te cilat do te mundesohet bashkepunimi mes mjekeve shqiptare dhe te huaj jane kirurgjia traumatologjia kardiokirurgjia urgjenca shendetesore si goditja ne tru apo hemorragjia cerebrale si dhe kardiologjia. Ky projekt eshte ideuar dhe udhehequr nga prof. Refat Latifi amerikani me origjine shqiptare ndersa fondi me nje vlere prej 1 milion USD eshte mundesuar nga USAID.
Perdorimi ne mase i Telemedicines eshte nje nga projektet me ambicioze te sektorit te shendetesise. Qellimi i implementimit te tij eshte vendosja e nje teknologjie bashkekohore ne disa spitale te vendit per tu ardhur ne ndihme ne kohe reale mjekeve shqiptare ne fusha te ndryshme.
Telemedicina njihet si mjekesia virtuale apo konsultimi ne distance. Telemedicina nuk krijon akses vetem per trajtim me cilesor te pacienteve ne vendin tone por sherben edhe si nje shkolle e madhe edukimi kualifikimi e specializimi per specialistet e shendetit mjeket e infermieret me kosto shume te ulet ose edhe pa kosto fare tha ministri i Shendetesise Petrit Vasili. Sipas tij Telemedicina do tu vije ne ndihme ne kohe reale permes teknologjise bashkekohore specialisteve te mjekesise shqiptare ne fusha te ndryshme. Permes komunikimit ne kohe reale me koleget e huaj konsultimit dhe nderhyrjeve ne distance per rastet e renda do te behet i mundur jo vetem mjekimi bashkekohor i pacienteve ne vendin tone por dhe shkembimi i eksperiences shkurtimi i kohes rritja e cilesise se sherbimit si dhe ulja e kostos se trajtimit shtoi Vasili.