Afganistan, tre civilë të vdekur nga sulmi me raketë
Kabul (start)-Si pasojë e rënies së një rakete mbi shtëpinë e tyre, tre persona, njëri prej të cilëve fëmijë humbën jetën në Afganistan. Banesa e tyre ndodhej në afërsi të një kampi ushtarak të NATO-s në periferi të Kabulit, bëri të ditur sot ushtria franceze në një komunikatë. Koloneli Bruno Louisfert, zëdhënës i ushtrisë franceze në Afganistan, i cili bëri të ditur ngjarjen e rëndë, tha se nga sulmi kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë.
''Kampi ushtarak i forcave të NATO-s u vu në shënjestër të këtij sulmi dhe shpërthimi ndodhi 600 metra larg kampit'', shtoi zëdhënësi Louisfert. Këta civilë të pafajshëm, janë të fundit në radhën e qindra të tjerëve që kanë humbur jetën në Afganistan këto muaj, nga përleshjet midis grupeve vendase dhe forcave ndërkombëtare dhe trupave qeveritare afgane.