Të vegjlit në grevë urie
Tiranë (Start)-Partitë e vogla paralajmërojnë grevë pas variantit të paraqitur nga Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore, e që sipas tyre përjashton nga administrimi i procesit zgjedhor të gjitha forcat dhe faktorët politikë që kanë qenë kundër ndryshimeve kushtetuese dhe janë aktualisht e vetmja opozitë kundër marrëveshjes së Partisë Socialiste me Partinë Demokratike, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Përmes një letre të dërguar Presidentit të Republikës, Bamir Topi, një grup deputetësh theksojnë se Varianti i ri i Kodit Zgjedhor i paraqitur nga PS dhe PD, për të hyrë në procedurat parlamentare të miratimit, është shkelje e rëndë dhe flagrante e Kushtetutës së Shqipërisë. “Të dy partitë, synojnë që me anë të një maxhorance parlamentare të likuidojnë demokracinë kushtetuese në Shqipëri, dhe te mos lejojnë ne administrimin e zgjedhjeve asnjë alternativë tjetër konkuruese politike që të mund te rrezikojë pushtetin e tyre”, thuhet në letrën e tyre.
Deputetët theksojnë se Kodi i ri Zgjedhor, është ndërtuar i gjithi më një karakter politik, duke shprehur në mënyrë eksplicite pjesëmarrjen e ngushte të vetëm dy faktorëve partiak në administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
“Në Kodin Zgjedhor që po kundërshtojmë, PS-PD janë munduar që te paracaktojnë rezultatin e zgjedhjeve duke e paraqitur si formë demokratike. Është e papranueshme qe PS-PD te përjashtojnë nga administrimi i procesit zgjedhor opozitën e vetme qe është kundër tyre. Ky projekt-kod zgjedhor është hap prapa ne demokraci duke ngushtuar hapesirat demokratike dhe monopolizuar procesin zgjedhor, përjashtuar konkurrencën politike reale dhe te pavarur nga PS-PD” theksojnë liderët e partive të vogla të2 mbështetur edhe nga deputetët.
Më tej ata kanë deklaruar se në mbrojtje të votës së lirë, do të nisin një grevë urie. “Ne deputetë dhe Kryetarë të disa partive politike kemi vendosur, që në mbrojtje të Kushtetutës dhe të votës së lirë, të shpallim në vijim një grevë urie për të sensibilizuar opinionin publik shqiptar për grushtin e shtetit që po përgatitet, për të shpëtuar demokracinë e rrezikuar në Shqipëri”vijojnë ata.
Letra është firmosur nga Ilir Meta, Nard Ndoka, Spartak Ngjela, Petro Koçi, Dritan Prifti, Luan Memushi, Ndre Legisi, Pëllumb Xhufi, Spartak Braho dhe Dashamir Shehi.