E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, trupat e huaja vranë 27 civilë gabimisht

Wech Baghtu (start)-Nga një sulm ajror i javës së shkuar, forcat ndërkombëtare kanë vrarë 37 civilë dhe kanë plagosur 35 të tjerë në një fshat në jug të Afganistanit. Hetimet e ushtrisë amerikane dhe ato afgane, nxorën përfundimin se sulmi kishte vrarë civilë të pafajshëm. Megjithatë, ushtria amerikan fajësoi militantët për këto humbje jetësh, të cilët kanë sulmuar një patrullë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të dhe të forcave afgane nga fshati Wech Baghtu.

Fshatarët i thanë hetuesve se kryengritësit shfrytëzuan shtëpitë e civilëve për të sulmuar patrullat dhe i penguan njerëzit, që të ikin.

Presidenti Hamid Karzai ka thënë se çështja e viktimave civile është burimi kryesor i tensioneve të tij me SHBA-në, derisa i ka kërkuar presidentit të zgjedhur Barack Obama, që të ndalojë vrasjet e të pafajshmëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›