E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush: Obama, fitore historike për SHBA-të

Uashington (Start)-Ajo që nuk ndodh në Shqipëri është krejt normale për Amerikën. Presidenti republikan Xhorxh W. Bush i cili përgatitëtet të lërë Shtëpinë e Bardhë, ka vlerësuar si historike fitoren e demokratit Barak Obama. "Qytetarët tanë zgjodhën një president i cili shfaqi një moment triumfi në historinë e amerikanëve, për ngulmimin e tij, për optimizmin dhe besimin e tij në mbajtjen e premtimeve. I shprehu përgëzimet më të sinqerta presidentit Obama dhe premtoj bashkëpunim me të në këtë periudhë tranzicioni., u shpreh Bush. Ai iu referua krizës ekonomike, luftërave dhe rreziqeve nga terroristët të cilët nuk linin asnjë rast pa shfrytëzuar për të goditur shtetin e ri të Amerikës. ''Ata nuk do të dëshironin asgjë tjetër, veçse të shfrytëzonin këtë periudhë ndryshimi për të shkaktuar dëme tek amerikanët'', theksoi Bush cituar nga AFP.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›