Irak, 3 të vdekur nga një sulm kamikaz
Falluxha (start)-Të paktën tre persona mbetën të vdekur sot në Irak, dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi kur një person hodhi veten në erë në hyrje të një spitali pranë Falluxhas, në perëndim të Bagdadit, njoftuan disa burime të shërbimeve të sigurisë për agjencinë AFP. Atentati ndodhi rreth orës 09:00 me orën lokale dhe shkaktoi vdekjen e tre irakianëve, përfshi një grua. Një mjek dhe bashkëshortja e tij u plagosën si pasojë e shpërthimit.