E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Hyseni në Nju Jork, në mbledhjen e KS-së

Prishtinë (start)-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni është nisur sot në drejtim të Nju Jorkut, ku do të jetë u pranishëm në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit. Mbledhja e KS-së, është parashikuar të mbahet më 11 nëntor, në të cilën raportohet për Kosovën. Formati i mbledhjes së 11 nëntorit ende nuk është bërë publik, ashtu sikurse nuk dihet ende nëse përpos raportit të UNMIK-ut për Kosovën, do të ketë apo jo diskutime të tjera.

Nëse formati zyrtar i mbledhjes e lejon këtë, ministri Hyseni është i gatshëm të marrë fjalën në këtë mbledhje. Fjala e tij do të përqendrohet kryesisht në zhvillimet dhe progresin e Kosovës në të gjitha fushat, në periudhën mes dy mbledhjeve të fundit të Këshillit të Sigurimit.
Mbledhja e kaluar është mbajtur më 25 korrik dhe ministri Hyseni ka pasur të drejtën e fjalës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›