E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeorgji, forcat osete ‘pushtojnë’ fshatin gjeorgjian

Oseti (start)-Forcat e sigurisë së Osetisë së Jugut u futën në një fshat gjeorgjian jashtë kufijve të rajonit të shkëputur, njoftuan zyrtarët gjeorgjianë. Lajmi ka sjellë reagime të menjëhershme nga zyrtarët evropianë, të cilët monitorojnë armëpushimin. Zyrtarët gjeorgjianë të sigurisë deklaruan se rusët kishin filluar të tërhiqeshin të shtunën dhe se dhjetëra "milicë" të Osetisë së Jugut kishin hyrë në fshat për t'i zëvendësuar ata.

Një zyrtar i lartë i policisë gjeorgjiane në rajon deklaroi sot për agjencinë Reuters se policia ishte në gjendje pritjeje. "Tani po presim për një lloj ndihme nga vëzhguesit e BE-së". Ai deklaroi se afro 10 ushtarë ruse vazhdojnë të jenë në fshat.

Fshati Perevi është kontrolluar nga forcat ruse që nga lufta pesëditore që u zhvillua në gusht. Trupat ruse u tërhoqën në fillim të tetorit nga zona tampon rreth Osetisë së Jugut, por kanë mbajtur një postbllok në Perevi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›