Me pak libra ne Gjirokaster
Panairi i Librit eshte celur zyrtarisht ne Gjirokaster ne kuadrin e javes kulturore qe po mbahet ne kete qytet. Shkrimtare personalitete te artit dhe kultures kombetare kane qene te pranishem ne ceremonine e hapjes nga ana e kryebashkiakut gjirokastrit Flamur Bime. Jane dhjete shtepi botuese qe kane pranuar te vinin edhe sivjet ne Gjirokaster per tu bere pjese e javes kulturore e nisur tri dite me pare ne qytetin e gurte. Sipas Genti Gjonajt njeri prej botuesve pjesemarres ecuria e ketij panairi varet nga interesi qe tregojne qytetaret dhe lexuesit gjirokastrite te cilet per fat te keq eshte ne nivele jo te kenaqshme. Ne krahasim me edicionet e kaluara panairi i sivjetshem i librit eshte me i varfer ne tituj dhe pjesemarrje te shtepive botuese. Jane gjithsej 2000 tituj librash qe jane reklamuar ne stendat e panairit te librit ne sheshin Cerciz Topulli. Natyra e botimeve te ardhura ne Gjirokaster nga autore vendas e te huaj eshte e ndryshme por kryesisht dominojne botime artistike letersi per femije per te rritur shkencore etj.