E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamentarët britanikë takojnë liderin e Hamasit

Damask-Anëtarë të Parlamentit të Britanisë së Madhe, kanë zhvilluar një takim me drejtuesin e Hamasit palestinez Kaled Meshal. Ata kanë kërkuar nga qeveria britanike që ta ndërpresë bojkotimin e këtij grupi palestinez, "i cili dëshiron të arrijë paqe të qëndrueshme". "Duhet të bisedojmë me Hamasin për të shënuar përparim drejt paqes, sepse ky grup paraqet pjesën e madhe të palestinezëve", ka deklaruar Kler Short, njëra nga katër parlamentarët britanikë që janë takuar me liderin e Hamasit, Kaled Meshal.

Gjatë javës së ardhme, delegacione nga Italia dhe Greqia do të mbërrijnë në Damask për të zhvilluar bisedime me Hamasin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›