Afganistan, vendi ku femra dënohet dhe për krim moral

Një e burgosur afgane në Kabul
Qindra gra afgane janë dënuar me burg për krime morale përfshirë arratisjen për shkak të ushtrimit të dhunës dhe marrëdhënie jashtë martesore. Në një raport të organizatës Human Rihts Watch femrat janë dënuar edhe kur kanë qenë viktima të një përdhunimi. Kjo pasi seksi jashtë martesës edhe kur ky ka qenë me forcë është konsideruar shkelje kurore.

Zarghona, e dënuar për shkak se braktisi burrin për dhunë dhe detyrim për të prostituuar - AFP
Raporti thekson se qeveria e presidentit Hamid Karzai ka dështuar në plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.
Është tronditëse, që edhe pas 10 vitesh pas largimit nga pushteti i talebanëve, gra dhe vajzat dënohen për arratisje për shkak të dhunës apo martesë të detyrueshme, thotë drejtori ekzekutiv i HRË, Kenneth Roth.
Raporti i bën thirrje qeverisë për të liruar rreth 400 gra dhe vajza që mbahen në burg apo të arrestuara. /F.Stafa/