E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vogëlushja përdoret si “mish për top”

Ministria afgane e Punëve të Brendshme theksoi se kryengritësit i dhanë vajzës një paketë dhe i thanë ta çonte tek makina e policisë, duke e shpërthyer teksa vajza afrohej.

Asnjë person tjetër nuk është vrarë në shpërthimin e ndodhur në Provincën e Uruzganit. Incidenti erdhi pak orë pas sulmit me autobombë në një spital , ku 38 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, mes të cilëve shumë të moshuar, gra dhe fëmijë.

Ministria e Brendshme afgane e vlerësoi sulmin në Uruzgan si “krim dhe akt të shëmtuar” duke bërë të ditur se “fëmija i sinqertë dhe në besim të mirë mori çantën dhe shkoi drejt makinës. Sapo vogëlushja u afrua tek makina, terroristët shpërthen bombën e telekomanduar duke e vrarë fëmijën e pafajshëm”.

Korrespondentët e BBC-së theksojnë se kryengritësit kanë rekrutuar gra dhe fëmijë për kryerjen e sulmeve vetëvrasëse por talebanët kanë mohuar rekrutimin e fëmijëve./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-26 16:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›