E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Veljanovski rizgjidhet në krye të Kuvendit

SHKUP- Trajko Veljanovski është rizgjedhur kryetar i Parlamentit maqedonas. Pas konstituimit të Kuvendit dhe një debati polemizues, ai u votua nga 70 deputet të shumicës parlamentare ndërsa opozita votoi kundër për shkak të, siç u shpreh, jolojalitetit të tij ndaj Kuvendit të dëshmuar gjatë përbërjes së kaluar parlamentare.

“Nuk mund të bëhet shtet më i mirë me ambient më të mirë, derisa Kuvendi, pa opozitën, i miraton ligjet”, deklaroi deputeti i LSDM-së, Andrej Petrov.

Veljanovski tha se në kryerjen e detyrës për bazë do të ketë rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e vendit.

“Dëshiroj t’ju bind se interesi im parimor do të vazhdojë të mbetet vetëm Maqedonia, ndërsa mjetet për realizimin e këtij qëllimi do të vazhdojnë të mbeten Kushtetuta, ligjet dhe rregullorja për punë të Parlamentit”, deklaroi Trajko Veljanovski, kryetar i Parlamentit.
PDSH kundërshtoi kandidaturën e Veljanovskit që në komisionin e emërimeve dhe akuzoi BDI-në se nuk mbajti premtimin që ky post t’u takojë shqiptarëve.

Por, nga BDI-ja thanë se marrëveshja për ndarjen e ministrive ofron pozicioni më i mirë në ekzekutiv apo përfaqësim në raport 2 me 1 me VMRO-DPMNE-në.
Gjatë seancës Kuvendi verifikoi mandatet e 123 deputetëve të rinj.  Kjo është përbërja e shtatë e Kuvendit nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë në vitin 1991 dhe i pari që do të numërojë 123 deputetë.

Për herë të parë në karriget e Kuvendit do të ulen tre deputetë nga diaspora, pasi shtetasit e Maqedonisë jashtë vendit morën të drejtë vote.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që u mbajtën më 5 qershor, më shumë deputetë fitoi koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 56, LSDM 42, BDI 15, PDSH 8 dhe RDK 2.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›