Afganistan, vriten 12 talebanë
Kabul-Të paktën 12 talebanë humbën jetën nga luftimet në veri të Kabulit dhe në jug të Afganistanit, bënë të ditur sot burime zyrtare afgane. Dje në mbrëmje, talebanët hapën zjarr kundër një poste policore, në distriktin Gereshk në provincën Helmand, bëri të ditur policia lokale. ''Si pasojë e këtij sulmi me armë zjarri u vranë nëntë talebanë dhe dy të tjerë që u plagosën u arrestuan, gjithashtu nga ky sulm u plagosën dhe tre policë''-tha një zëdhënës i policisë.
Provinca e Helmandit është një nga bastionet e talebanëve dhe qëndra e parë e prodhimit të opiumit në vend. Gjithashtu edhe tre talebanë të tjerë humbën jetën dje në një operacion nga forcat e koalicionit ndërkombëtar nën komandën amerikane në provincën e Kapisas, në veri të Kabulit.