Rikthehet protestat e dhunshme në Greqi
Athinë-Mijëra protestues kanë pushtuar rrugët e Athinës, duke shkaktuar protesta të dhunshme. Bilanci i deritanishëm, është 24 policë të plagosur, një i vrarë dhe gjashtë persona të arrestuar. Mbi 100 dyqane janë përfshirë nga flakët, duke u shkatërruar plotësisht. Protestat e dhunshme kanë përfshirë qytete të tëra në Greqi, si në Athinë, Selanik, Janinë, Kretë, etj. Sipas reporterëve të televizioneve greke që transmetojnë orë e cast zhvillimet e fundit tym i zi ka mbuluar qiellin e kryeqytetit.
Janë mbi 7000 vetë që po protestojnë prej orës 14 të mesditës së sotme duke i vënë zjarrin kazanëve të plehrave,duke thyer xhamat e dyqaneve në bulavardin Aleksandra, ndërsa janë shkatërruar dyqanet e disa përfaqësive të makinave në këtë rrugë qëndrore të kryeqyetetit.