E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli liron 230 të burgosur palestinezë

Jerusalem -Qeveria izraelite vendosi lirimin, të martën e ardhshme, të 230 të burgosurve palestinezë, pas premtimit që kjo qeveri i kishte bërë presidentit palestinez Mahmud Abbas, bënë të ditur burime zyrtare. Këto lirime do të bëhen me rastin e festës së Bajramit.

Kryeministri izraelit, Ehud Olmert gjatë një takimi me presidentin Abbas, më 17 nëntor, konfirmoi lirimin e të burgosurve palestinezë.
Ky numër të liruarish është pjesë e rreth 11 000 palestinezëve, të cilët mbahen të burgosur nga Izraeli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›