Irani teston një raketë tokë-tokë
Teheran - Ushtria iraniane testoi një raketë të re tokë-tokë, nga bordi i një anijeje luftarake, si pjesë e manovrave përgjatë një lundrimi strategjik të anijes në fjalë, njoftoi media shtetërore iraniane. Irani ka filluar manovra ushtarake detare, gjashtëditore, që nga e marta e kaluar në Detin e Omanit dhe në Gjirin Persik në kohën e rritjes së tensioneve të Teheranit me SHBA-në dhe Izraelin, që kanë përjashtua mundësinë e veprimeve luftarake kundër Iranit në rast të dështimit të diplomacisë për dhënien fund të programit bërthamor të Teheranit.
''Raketa tokë-tokë e tipit 'Nasr-2' u testua në Detin e Omanit'', njoftoi radioja shtetërore. ''Ajo u lëshua nga bordi i një anijeje luftarake dhe goditi një objektiv në një distancë prej 30 kilometrash'', shtoi agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA.