E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, vriten 2 ushtarë shqiptarë në Herat

Dy ushtarë shqiptarë kanë humbur jetën në Afganistan gjatë ditës së sotme. Lajmi i cili u bë i ditur fillimisht nga BNO News u konfirmua më pas nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Mësohet se viktimat janë Feti Vogli dhe Aleksandër Peçi të dërguar në misionin shqiptar në Herat, pjesë e koalicionit të NATO-s. Vogli 31 vjeç është banor i fshatit Shpat, Tiranë. Të dy ushtarët u plagosën fillimisht ndërsa më pas humbën jetën. Vogli dhe Peçi nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra. Trupat shqiptare në Afganistan janë pjesë e koalicionit nën emrin e komandës Eagle.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›