50-vjetori i fluturimit të parë në orbitë për SHBA-në
50- vjetori i flurimit të parë në orbitë është shënuar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në datën 20 shkurt të vitit 1962, astronauti Xhon Gllen është nisur prej bazës Kejp Kanaverall me sondën Atlas në orbitën rreth Tokës.
Fluturimi i tij u bë pothuajse një vit pas fluturimit të astronautit sovjetik, Juri Gagarin, që ishte misioni i parë me njerëz drejt gjithësisë.
Gllen ka fluturuar sërish në hapësirë në vitin 1998, atëherë kur kishte 77 vjeç, duke u bërë personi më i vjetër në botë që fluturon drejt orbitës.