E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuper: I rëndësishëm bashkëpunimi rajonal

Dhe një herë, ndërmjetësuesi europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Kuper, ka vënë në dukje bashkëpunim rajonal.

Politika jonë në Ballkan, gjatë dhjetë viteve të fundit ose edhe më gjatë është përshkruar si europianizim, çfarë do të thotë se bashkëpunimi rajonal është ekstremisht i rëndësishëm.

Një ditë para rinisjes së dialogut, Kuper ka theksuar dy çështje të cilat janë pjesë e axhendës. Bëhet fjalë për për bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Në një intervistë për mediat në Bruksel, Kuper ka thënë: Me rëndësi të madhe, jo e vetmja është marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, zbatimi i së cilës paraqet një proces të komplikuar. Pjesëmarrja e plotë e Kosovës në bashkëpunimin rajonal e bën këtë të fundit më efektiv. Një gjë e tillë është e mirë për Kosovën edhe për rajonin në tërësi, ka thënë Kuper sot në Bruksel.

Duke u ndalur në pikën e dytë të axhendës, Kuper ka cituar se zbatimi i marrëveshjeve të arritura nuk ka kupim, nëse nuk implementohen.

Ka pasur progres në implementimin e tyre, por duhet të bëhet edhe më tepër. Ne duhet të fokusohemi më shumë në çështjen e menaxhimit të integruar të kufijve, që marrëveshjen politike ta shndërrojmë në diçka operacionale,- ka thënë Kuper.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›