E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisionet parlamentare, PD-PS ndahen për INSTAT

Mazhoranca dhe opozita bien dakort për disa nga ndryshimet e kodit penal që lidhen me cështje që kanë të bëjnë me terrozimin apo edhe ruajtjen e simboleve kombëtare. Ndërsa relatorja e komisionit, Ermonela Felja ka bërë propozimet e saj për disa cështje, mazhoranca por edhe përfaqësuesja e qeverisë kanë shprehur dakortësi në këtë drjetim.
 

Ndërkaq një tjetër situatë u paraqit në komsionin e integrimit, kur opozita propozi që INSTAT të jetë në varësi të parlamentit dhe jo të Kryeministrit. Për këtë cështje mazhoranca ftoi opozitën të sjellë amendimet e saj, ndërsa projekti i qeverisë u votua vetëm me votat e mazhorancës.
 

Ndërsa në komisionet parlamentare po vijon diskutimi për kodin penal dhe parashikohet që ndryshimet të miratohen në komsion deri ditën e enjte, kur do të bëhët votimi i tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›