E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Mokër: Ndihmat do të vazhdojnë

Pas komunës Trebinjë në qarkun e Korçës Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka vizituar sot krahinën e Mokrës. Gjatë ndalimit të tij ai ka vlerësuar punën e madhe të drejtueve vendorë për hapjen e rrugëve, ndërsa ka premtuar se do të vazhdojnë ndihmat për këtë zonë. Një ditë më parë Meta vizitoi ditën Komunën Trebinjë, e cila gjendet në një situatë tepër të vështirë për shkak të reshjeve të jashtëzakonshme të dëborës. Ai ka parë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e shumta të dëborës dhe ka siguruar banorët e këtyre zonave që do të ketë të gjithë vëmendjen e qeverisë për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë.
Sipas Metës pavarësisht nga këto vështirësi këtu punohet për të hapur rrugët vazhdimisht dhe pavarësisht pengesave jeta vazhdon normalisht, përpjekjet janë të mëdha për të realizuar komunikimin dhe transportin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›