Afganistan, vriten 30 kryengritës

Ministria e Brendshme afgane tha se forcat e sigurisë kanë vrarë 30 kryengritës të dyshuar në një seri të përleshjeve në gjithë vendin.
Një deklaratë e ministrisë thotë se ushtria, policia dhe trupat e NATO-s kanë kryer një total prej 11 operacioneve në Afganistan në 24 orët e fundit.
Sipas deklaratës, shtatë kryengritës u arrestuan.
Ndërsa, NATO ka bërë të ditur se një prej helikopterëve të saj është rrëzuar në rrethin Nahr-e-Saraj të provincës Helmand, pasi ka marrë goditje të vogla me armë zjarri nga toka.
Thuhet se nuk ka pasur viktima në mesin e ekuipazhit.