E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa uron në shqip: Për shumë vjet gëzuar Krishtlindjet!

“Për shumë vjet Krishtlindjet” ka uruar Krishtlindjen edhe në gjuhën shqipe Papa benedikti i 16-të. Urimi i atit të shenjtë me rastin e festës së Krishtlinjdes, si çdo vit, është përcjellë në 65 gjuhë të botës. 25 dhjetori, dita e shënuar e lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në gjithë botën, është uruar nga Papa Bendikti i XVI nga ballkoni i bazilikës .

Ati i shenjtë u lut për paqe teksa mbajti meshën e Krishtlindjes në Romë. Në meshën e njohur si “Urbi et Orbi” të zhvilluar në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, Papa Benedikti ka lëshuar mesazhe për paqen dhe humanizmin. Mijëra njerëz u mblodhën në Vatikan për të dëgjuar fjalimin dhe urimin e papës, që u mbajt pas meshës se Krishtlindjes.

Mijëra njerëz, vendas dhe turistë, qëndruan për të dëgjuar mesazhin e atiti të shenjtë dhe për të marë bekimin e tij. Shumë prej tyre, shkruan agjensia e lajmeve reutuers, e prisnin mesazhin e Papës në sheshin Shën Pjetër, me krizën aktuale financiare në mendje.

"Unë mendoj se njerëzeit janë të uritur e të varfër, dhe shpresoj që çdokush të marrë nga mesazhi i tij faktin se ne duhet të ndihmojmë njëri tjetrin sa të mundemi – thotë Harvey Briggs, një turist nga Karolina e Jugut. Papa Benedikti vijon festimet për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, në 31 dhjetor, me meshën e falenderimit të fundvitit, që njihet ndryshe me emrin latin, Te Deum.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›