E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, vriten 4 policë afganë nga një shpërthim në jug të Kandaharit

Katër policë afganë u vranë të dielën kur automjeti i tyre ndeshi në një bombë të vendosur në një anë të rrugës nga forcat rebele në provincën jugore të Kandaharit.
"Një makinë policie po kalonte këtë fushë kur ndodhi shpërthimi, ku gjithçka më pas u mbulua nga pluhuri dhe tymi. Të gjithë policët që ishin në bord u vranë", tha Fazel Ahmed, i cili ishte dëshmitar i shpërthimit.
Dhuna në Afganistan është në nivelin më të lartë që nga koha kur Talebanët u rrëzuan në vitin 2001. Trupat amerikane dhe britanike janë duke u përgatitur për një ofensivë më të madhe në periferitë perëndimore të Lashkar Gah.
Viti i kaluar ishte viti vdekjeprurëse për civilët afganë dhe trupat e huaja me mision paqeruajtës në Afganistan. Sipas Kombeve të Bashkuara 2400 civilë u vranë në vitin 2009 si rezultat i sulmeve talebane, afgane dhe operacioneve të forcave perëndimore.
Krahasuar me vitet e mëparshme në vitin 2009 u vranë dy herë më shumë trupa të forcave amerikane dhe atyre britanike.
Talebanët synojnë vrasjen e trupave afgane dhe atyre të huaja me qëllim përbysjen e qeverisë dhe përjashtimin e forcave ndërkombëtare nga vendi.Shumica e viktimave të sulmeve kanë qënë qytetarë të zakonshëm afganë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›