Irani fillon sot pasurimin e uraniumit në nivelin 20 përqind
Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad dha të dielën udhëzimet për prodhimin e karburantit të reaktorit bërthamor.
Kjo ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania të shohin me kujdes vendosjen e sanksioneve të reja shtrënguese kundër Teheranit.
Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha për televizionin shtetëror se Irani që nga e hëna do të vazhdonte prodhimin e uraniumit të pasuruar në nivelin 20 përqind.
"Ne do t'i dorëzojmë të hënën këtë letër zyrtare Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ku nga e hëna do të fillojmë pasurimin e uraniumit nën prezencën dhe vëzhgimin e tyre.", tha në gjuhën arabe Ali Akbar Salehin për kanalin televiziv shtetëror al Alam.
Deklarata e Iranit ka rritur akoma më shumë mosmarrëveshjet me perëndimin.
Por Ahmadinejad tha se bisedimet janë ende të mundshme me fuqitë botërore për të qetësuar zërat se Republika Islamike nuk ka si qëllim prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates tha se deklarata e Iranit për të prodhuar energji elektrike dhe jo bomba përsa i përket programit bërthamor nuk është bindëse.