E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Sarah Palin synon Shtëpinë e Bardhë

Në një intervistë dhënë për televizionin amerikan "Fox", ish guvernatorja e Alaskës Sarah Palin nuk ka perjashtuar kandidimin e saj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. "Jam gati të kandidoj nëse bindem që ky hap është hapi i duhur dhe i drejtë për kombin tonë dhe për familjen Palin", është shprehur Palin.
Më tej gjatë fjalës së saj ish kandidatja për zëvendëspresidente foli edhe për administratën Obama.
Palin kërkoi dorëheqjen e shefit të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë Rahm Emanuel dhe të Sekretarit të Drejtësisë Eric Holder, duke i akuzuar ata se japin këshilla negative për presidentin Obama.
"Mendoj se janë dy njerëzit që japin këshillat më negative për presidentin amerikan. Eric Holder duhet të japë dorëhëqjen për mënyrën e trajtimit të terroristëve të kapur duke iu dhënë të drejta kushtetuese të cilat nuk i meritojnë", tha ndër të tjera ish guvernatorja e Alaskës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›