E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, vriten 5 fëmijë nga një bombë e talebanëve

Një bombë e vendosur nga talebanët ka vrarë pesë fëmijë dhe ka plagosur tre të tjerë në provincën veri-lindore të Kapises, në Afganistan.
Lajmin e bëjnë të ditur trupat e ISAF, përmes një komunikate për shtyp në të cilën thuhet se trupat ndërkombëtare ndihmuan ato afgane për të evakuar fëmijët e plagosur.
"Eshtë e dyta herë brenda dy ditëve që guerrilasit afgane vrasin dhe plagosin fëmijët", thuhet më tej në komunikatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›