Korrupsioni në Kosovë është rritur me 34.61 për qind
Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë publikoi sot raportin vjetor për vitin 2009, sipas të cilit ka një rritje të rasteve korruptive.
Përfaqësuesit e kësaj agjencie bëjnë me dije se përgjatë vitit që lamë pas janë raportuar 175 raste për korrupsion, në një kohë kur në vitin 2008 janë raportuar 130 raste. Sipas shifrave të mësipërme, i bie që korrupsioni në Kosovë të jetë rritur me 34,61 për qind në vitin 2009. AKK pohon se në mesin e personave të dyshuar janë të evidentuar edhe persona të lartë zyrtarë të institucioneve publike.
Drejtori i AKK-së, Hasan Preteni tha se kjo dëshmon për rritjen e besimit të qytetarit për punën e AKK-së dhe ngritjen e vetëdijes për raportimin e rasteve të korrupsionit. Për këtë qëllim, ai tha se AKK ka punuar vazhdimisht duke eliminuar barrierat burokratike si dhe duke thjeshtësuar procedurën e raportimit dhe pranimit të rasteve.