E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat në Greqi, përplasje mes të rinjve dhe policisë

Protesta e paralajmëruar e sindikatave në Greqi me moton "Ne nuk do ta paguajmë krizën", ka nisur me përleshje të shumta mes dhjetëra të rinjve dhe policisë.
Një grup të rinjsh të maskuar dhe me helmeta kanë hyrë në mes të manifestuesve duke hedhur bomba molotov në drejtim të forcave të sigurisë që janë përgjigjur me gaz lotsjellës.
Manifestuesit u drejtuan drejt qendrës së Athinës ndërkohë që të rinjtë qëndruan në shesh përballë forcave të sigurisë, pranë Shkollës Politeknike.
Në grevë do të marrin pjesë të punësuarit në ministritë, spitalet, shkollat, shërbimet tatimore punësuarit në sektorin privat, ekuipazhet e anijeve, portet, kompanitë kombëtare, posta dhe doganat.
Për shkak të grevës do të jetë i bllokuar transporti hekurudhor, detar dhe ajror, ndërsa mjekët në spitalet shtetërore do të reagojnë vetëm për raste urgjente. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk do të punojë as media.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›