E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Meta-Jeremic: Kosova e Ballkani në BE

BEOGRAD- 
Meta takon Jeremic: Ramë dakort për Kosovën
Ministri i Jashtëm Ilir Meta është takuar me homologun e tij Vuk Jeremic në Serbi. Në një konferencë të përbashkët për shtyp Jeremic ka deklaruar se vizita e homologut shqiptar është një vizitë historike, edhe pse midis dy popujve ekziston një hendek.

Jeremic deklaroi gjatë konferencës se kjo vizitë nuk e zvogëlon hendekun që egziston ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, por është një përpjekje për afrimin e qëndrimee dypalëshe.
Ndërsa ministrj i Jashtëm shqiptar, deklaroi nga Bogradi se qëndrimet e ndryshme mes dy vendeve lidhen me Kosovën, por sipas tij, në takim është rënë dakort që Kosova të jetë pjesë e pandarë e Balkanit në integrimin e tij në Bashkimin Europian.

Gjatë bisedimieve Jeremic ka prekur edhe cështjen e minoritetit serb, që sipas Metës, do të jetë një problem i tejkaluar tashmë me regjistrimin e ri të popullsisë që do të bëhet në Shqipëri.

Beograd, përfundon takimi Meta-Tadic
Ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta u takua me presidentin serb Boris Tadic. Meta dhe delegacioni që e shoqëron zhvilluan takim me Tadic në presidencën serbe. Fillimisht dy zyrtarët kanë shtrënguar duart, kanë prezantuar delegacionet që i shoqëronin. Më pas zyrtarët janë ulur në tryezë të përbashkët në praninë e mediave.

Por bisedimet vazhduan më pas me dyer të mbyllura. Kjo është vizita e parë e një zyrtari shqiptar të nivelit të lartë në Serbi, cka është përkthyer si një sinjal për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Më vonë Meta do të takohet me ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremic.

Vizita e Metës u bë një ditë para përvjetorit të vrasjes së ish kryeministrit serb Zoran Xhinxhic dhe Meta do marrë pjesë në këtë ceremoni. Serbia dhe Shqipëria pritet të firmosin një memorandum mirëkuptimi për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit të organizuar, tregtisë së drogës dhe terrorizmit ndërkombëtar.

Meta homaxh ne varrin e Xhinxhic
Zv. kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka nisur vizitën zyrtare dy ditore në Serbi. Kjo është hera e parë pas 7 vitesh që Meta në cilësinë e shefit të diplomacisë shqiptare viziton sërish Beogradin.

Për herë të fundit ai ka qënë në Beograd më 27 nëntor të 2002. Vizita e sotme e Metës vjen me ftesë të ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremic. Ajo ka nisur me homazhe pranë varrit të ish- kryeministrit serb Zoran Xhixhic, homazhe që përkojnë me 7 vjetorin e vrasjes së tij.

Ai shoqërohej në këto homazhe nga bashkëshortja e Zoran Xhinxhic, Ruzhia Xhinxhic dhe zonja Kryemadhi. Shefi i diplomacisë shqiptare tha se Xhinxhic mbetet simbol i forcave progresiste, ndërsa nënvizoi rolin e tij, në hapat që Serbia ka hedhur.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›