E Diel, 1 Nëntor 2026

Robertson: Maqedonia meriton integrimin euroatlantik

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson deklaron se Maqedonia duhet jetë anëtare e Aleancës, dhe cështja e emrit mes saj dhe Greqisë duhet të ishte zgjidhur prej kohësh.
"Popullin maqedonas e kanë tradhtuar si politianët vendas ashtu edhe udhëheqja politike e fqinjit të Maqedonisë. Emri nuk është çështja më e rëndësishme në botë. Maqedonia ia ka dalë të shmangë luftën qytetare. Nuk ka shumë vende të cilat mund të lavdërohen me këtë. Me ndihmën e vogël të NAT0-s dhe BE-së ia dolën që vetë të zgjidhin vështirësitë e tyre", ka deklaruar Robertson për "Zërin e Amerikës".
Ai shton se Maqedonia është një vend i cili e meriton anëtarësimin edhe në BE edhe në NATO, duke shpresuar se ky objektiv do të arrihet së shpejti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›