Afganistan, vriten 8 ushtarë britanikë

Vetëm në 24 orët e fundit, tetë ushtarë britanikë janë vrarë në Afganistan, që çon në 184 numrin e viktimave që nga vitit 2001. Ky bilanc është më i rëndë edhe se në Irak. Ditën e djeshme pesë ushtarë të batalionit 2.0 "The Rifles", janë vrarë nga dy shpërthime që goditën patrullën në Sangin, në provincën e Helmand. Asnjëherë, nuk ishin vrarë kaq shumë ushtarë në një sulm të vetëm që nga viti 2001. Bilanci i viktimave arrin në këtë mënyrë në 184, në krahasim me 179 të vrarë në Irak.